Tensionohet situata në BBV, Efi kapet keq me Dea Mishel: Je e harruar zemër, dua të bësh valixhen gati

Tensioni mes Efit dhe Dea Mishel duket se sa vjen e rritet. Ato janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë ditës së sotme.

Dea Mishel i’u drejtua Efit duke i thënë se u përpoq  të fliste me të para se ajo të dilte nga shtëpia, por ajo zgjodhi të mos e bënte.

Pjesë nga debati: 

Dea: Ti bën zhurmë nëpër shtëpi

Efi: të shqetësoj vërtet shumë, do të bëj të ikësh. Je e harruar moj zemër je në cep.

Dea: Jam në krye moj Efi.

Efi: Ke qenë në nominime me të rinj. Dua të bësh valixhen gati.

Dea: S’bëhen gjërat me inat, bëhen me dashuri. (…) Jam konkurrentja më e fortë në këtë shtëpi.


Shtuar 2.04.2023 23:22