showbiz

Tema e divorcit/ Kunja mes Nedës dhe Rozanës në studio: Këto janë llafe grash, po mbiemrin do e mbash?

Mbrëmjen e djeshme, Neda Balluku, ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, për të folur rreth divorcit të saj me ish-partnerin Ogren Balluku, pas 15 vitesh bashkëjetese, si dhe për botimin e librit të saj “I dashur, ti je trap”.

Neda ishte ulur krah Rozana Radit, me të cilën pati përplasje të forta gjatë “BBV”, ku Rozana ishte konkurrente, ndërsa Neda opinioniste, dhe dukshëm kishte hatërmbetje mes tyre.

“Libri del kur divorci bëhet publik, është një rastësi”? – e pyeti Rozana Neden, ndërsa kjo e fundit iu përgjigj: “Nga ty e pres këtë pyetje, por sigurisht që është tërësisht rastësi, sepse nuk bëhen shaka me gjërat e jetës. Unë di ta ndaj shumë mirë punën time publike dhe situatat e mia familjare”.

Më tej, Rozana e pyeti Neden se si e menaxhon dashurinë në ekran, kur dashuria e saj po përballet me dyert e gjykatës, ndërkohë që është autore e një programi dashurie si “Përputhen”, ku ‘mëson’ rininë si të dashurohet.

“Ti t’i thuash një gruaje që sapo ka humbur një dashuri të vetën të madhe, se si do shkosh t’ua mësosh të rinjve, nuk është ok” ,– tha Neda, pasi u shpreh se nuk është detyra e autoreve të mësojnë të rinjtë si të dashurojnë, por janë ata që i tregojnë publikut se si dashuron brezi i ri.

“Duke qenë se nuk e keni ‘sapo humbur’, por thatë që kemi disa vite që jemi ndarë, nuk qëndron kjo që thatë”, – ia ktheu Rozi.

Më tej, një tjetër pyetje që Rozi i bëri Nedes ishte: “Pamë kopertinën e librit tuaj dhe ju mbanit mbiemrin e ish-bashkëshortit. Do vazhdoni ta mbani mbiemrin e tij”?

“Unë mendoj që është një linjë shumë e hollë ndërmjet të ndarit biseda shumë të rëndësishme dhe llafe grash, edhe pyetja jote që sapo bëre është pak llafe grash”, – tha Neda duke qeshur në mënyrë ironike.

Rozana: “Jo, mbiemri nuk është llafe grash”.

Neda: “Ka mbaruar Big-u, Rozana”.

Rozana: “Nëse nuk mund të përgjigjesh thuaj thjesht ‘nuk di’ ose ‘nuk mund të përgjigjem’.”

Pas transmetimit të intervistës, reagimet në rrjete sociale nuk munguan. Pjesë e madhe e publikut e komentoi qëndrimin e Neda Ballukut si arrogant dhe përçmues, duke vënë në dukje mënyrën ironike dhe tonin e saj gjatë përballjes me Rozanën.

të fundit

Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...

2 hours ago

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

2 hours ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

4 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

4 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

4 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

4 hours ago