Në rrjetet sociale, këto ditë, janë bërë virale disa statuse në “Facebook” të Rozana Radës për Neda Ballukun, kur kjo e fundit ishte banore në “Big Brother 4”.
Tashmë, Rozana është konkurrente në “Big Brother VIP 4” dhe Neda Balluku është opinioniste në këtë reality show, ku përplasjet mes tyre nuk kanë munguar. Rozana vazhdimisht e ka cilësuar Nedën të njëanshme me opinionet që ka dhënë. Ndërkohë, në nisje të spektaklit të sotëm, dy vajzat u sqaruan me njëra-tjetrën.
None found
Neda u shpreh se statusi i Rozanës “mbajeni Nedën larg nga rrugët kryesore kur të dalë se do ta shtyp me makinë”, i bërë në 17 mars 2011, është më i rëndë që ka lexuar ndonjëherë për veten. Megjithatë, theksoi se për herë të parë këtë deklaratë e mësoi të shtunën e kaluar dhe se nuk ka asnjë inat ndaj Rozanës.
Nga ana tjetër, Rozana kërkoi falje për statusin dhe theksoi se një veprim të atillë nuk do ta bënte kurrë.
Rozana: Nuk është foto e profilit tim, por unë mund të kem bërë këtë status.
Neda: Është muaji i Ramazanit dhe e kam për detyrë të sqaroj opinionin publik që jam përballur me këto statuse për herë të parë në 15 vite. Nëse do isha përballur me këto statuse, do më kishin prekur, por është hera e parë që I lexoja të shtunën. Nuk i kam ditur, po t’i dija do ta kisha vënë këtë produksion në dijeni. Ajo që kam kuptuar gjatë kohës, kam ndiej një lloj urrejtjeje nga Rozana. Më tha për herë të parë që e kisha personale kur i thashë pse e fali Jozin, kur i tha atë që i tha. Nuk kam qenë në asnjë moment personale dhe për këtë betohem për ata tre fëmijë që kam në shtëpi. Jam e qartë që jam opinioniste që kam qëndrime të forta, besoj për këtë bien dakord të gjithë banorët. Unë që sot jam e gatshme që çfarëdolloj vendimi të merret nga ky produksion, jam e gatshme ta pranoj. Unë jam e gatshme të bëj punën time, por nuk jam hipokrite. E them me plot gojë, që e kam ndierë urrejtjen dhe më vjen keq që më është bërë të ndiej në shpinë përgjegjësi për gjëra që s’kam pasur…
Unë Rozanën e kam takuar vetëm një herë. Ju mendoni se unë kam pasur diçka personale me Rozanën
Rozana: Më pyet mua dhe unë them po
Neda: Rozana mundohet të më faturojë gjëra që unë nuk kam… jam e qartë që personalja ka qenë nga ana e kundërt, jo nga ana ime. Jam e hapur për çdo dëshirë që shpreh produksioni
Rozana: Tani, që të mos filloj dhe unë të zë be (betohem), nuk e di me kë po flasim, me Rozanën para 14 vitesh apo me Rozanën sot. Unë në dëshminë e penalitetit, rezultoj e pastër. Unë në atë kohë s’kam pasur makinë, e shumta do kem pasur ndonjë biçikletë. Fakti që ti mban mend që je takuar me mua dhe nuk të është prekur asnjë fije floku, je shëndoshë e mirë. Unë e dija që do ishe opinioniste dhe s’kam menduar në asnjë moment t’i them produksionit unë me këtë kam pasur këtë atë…. Por, si opinioniste, me rezulton që ke thënë 2-3 gjëra që nuk kanë qenë të vërteta. Dhe të kam thënë, po manipulon dhe aty të kam thënë, e ke personale me mua. Nëse e kam fyer me statusin që kam bërë, publikisht i kërkoj të falur. Në Facebook-un tim, kanë qenë vetëm 1000 veta në atë kohë. Kam bërë një gjë që nuk ia uroj askujt, por unë nuk mendoj se Neda nuk i ka lexuar këto statuse.
Neda: Ledion, dy gjëra. E përsëris pozicionin tim. Jam sulmuar pikërisht për këtë pozicion, nuk më është lënë të çoj mendimin tim deri në fund. Por, edhe të kalojmë dhe të minimizojmë me filtra kohorë një gjuhë dhune që në 2011 lejohej dhe në 2025 nuk lejohet… gjuha e dhunës nuk mund të minimizohet
Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...
Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…
Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…
Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…
Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…
Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…