showbiz

Debat mes Rozanës dhe Nedës, opinionistja: Unë të kam çuar ty në finale! Të kam shpëtuar fytyrën

Opinionistja E Big Bother VIP 4, Neda Balluku dhe Rozana Radi janë përfshirë në një debat të fortë me njëra-tjetrën.

Gjatë “Post Big Brother VIP 4”, Rozana iu drejtua Nedës, duke i thënë se ka dashur ta dëmtojë në lojë, por ndodhi e kundërta. Opinionistja u kundërpërgjigj duke i thënë “unë ty të kam çuar në finale, më vjen keq që nuk të shpalla dot fituese”, teksa shtoi se ‘të kam mbajtur në shpatulla”.

Të lidhura

None found

Pjesë nga debati:

Neda Balluku: Do sekrete Rozana? Do të them unë, natën e 19 marsit, unë ty të kam mbajtur në kurriz, të kam shpëtuar fryrën. Ti natën e 19 marsit, meritoje të thoja që je përsëritëse në dhunë, je agresive. Unë jam unë njeriu që në 3 prime ka detyruar të sqarojë ku ka rrahur 3 njerëz. Unë ty të kam mbajtur në kurriz. Kjo që të mos ndikonte finalja, apo edhe një fitore. Pse s’ke qenë ndonjëherë te festivali i këngës?

Rozana Radi: Do shkoj këtë vit. Ty Neda dhe grave të tjera u dhembin sukseset e grave të tjera. Mua nuk më ke dëmtuar në Big Brother, madje më ke përforcuar.

Neda Balluku: Bravo Roz! Unë ty të kam çuar në finale! Të kam patur këtu, mbi shpatulla. Më vjen keq që nuk të kam shpallur dot fituese.

Rozana Radi: Pse nuk kandidate këtë vit për deputete ti Neda?

Neda Balluku: Ne i kemi të ndara punët.

Rozana Radi: I ka parë shfaqjet. Jo ë? S’ka parë asgjë

Neda Balluku: Nëse një banor ka përplasje me opinionistin, merr vëmendje kombëtare dhe bëhet dinamikë, dhe këtë Rozana Radi nuk e kupton. Të merresh me opinionistin është gjë e mirë.

Rozana Radi: Ti ke dashur të më dëmtosh, por ke kuptuar që më ke forcuar. Ke modifikuar dhe të folurën. Mos më thuaj mua asgjë.

Neda Balluku: Për një gjë jam shumë krenare, të gjithëve ju kam thënë çdo gjë që kam menduar. Unë dhe këtë ta dish nuk kam për të qenë kurrë opinioniste që vjen në studio, shikon klipin dhe bën një koment.

të fundit

Gjilani mposht 3-2 Malishevën në derbin me penallti të pritur e katër gola pas pushimit

Gjilani ka triumfuar në derbin ndaj Malishevës me rezultat 3-2, në kuadër të javës së 13-të të elitës së futbollit…

2 minutes ago

Mickoski: Vijon angazhimi për reforma në ekonomi, sundimin e ligjit dhe funksionimin e institucioneve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur se sot është mbajtur një takim kushtuar Agjendës së…

4 minutes ago

Sali: The path to Europe requires reform implementation and tangible benefits for citizens

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka bërë të ditur se në një takim të sotëm…

9 minutes ago

Lushaku: Kosovo must work to guarantee a fair trial in The Hague

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka deklaruar se institucionet e Kosovës kanë obligim të bëjnë gjithçka…

9 minutes ago

Hafir Hoxha urges AAK to use its connections to bring Kosovo closer to NATO

Ish-ushtaraku Hafir Hoxha i ka bërë thirrje Ramush Haradinajt dhe ekspertëve të sigurisë së AAK-së që të vënë në dispozicion…

9 minutes ago

National protest: Heavy police presence on “Dëshmorët e Kombit” Boulevard

Policia duket se e ka marrë shumë seriozisht protestën e sotme kombëtare, ndërsa ka forcuar praninë e saj në Bulevardin…

10 minutes ago