Aktori i njohur i humorit Julian Deda, teksa “Big Brother Vip”, u dha mundësinë banorëve për të bërë një telefonatë të supozuar me dikë që kanë humbur kontaktet ose ka ndërruar jetë, zgjodhi të atin, mjeshtrin e humorit Zef Dedën.
“Ta marr babën se ia mbaj mend edhe numrin. Alo babush, o zemra ime”, u shpreh Jul Deda në bisedën imagjinare që realizoi me aktorin e ndjerë.
Banori i “BBV”, u shpreh se e ka marrë shumë dhe se i mundojnë shumë këshillat e kritkat e tij.
View this post on Instagram
“E di që je shumë mirë, je me engjëjt atje”, iu drejtua aktori, teksa shtoi: “Të përqafoj dhe flasim përnatë, jo nëpërmjet telefonit, por nëpërmjet zemrës”.
Jul Deda: “Ta marr babën se ia mbaj mend edhe numrin. Alo babush, o babush im, zemra ime. Sa më ka marrë malli për ty. Ja kështu më ke thënë gjithmonë ‘ku je o Jul baba’. E di që je mirë, je shumë mirë, je me engjëjt atje. Mos asnjë merak për këtu, po të flas nga shtëpia e “BBV” babo”.
Para se të ikje nga ne të thashë që do të hyj në “BBV” dhe më the “Me u fut bab, me tregu vlerat e tua, me bo qejfin tënd dhe me luftu si trimat”.
Edhe unë këtë po bëj, e di se më sheh dhe shpresoj t’i kem treguar ato që më ke thënë. Shpresoj të të kem bërë krenar, e di që nuk ma thua dot, por e di jë je. Me vërtet nuk je me ne, por je në zemrat tona babo. Mami është shumë mirë, po e mbajmë si mbretëreshë. E di që është dashuria jote, që e do shumë, por edhe ne e duam shumë.
Ti vetëm shijoje nga atje lart, e di që na sheh. Kam pasur gjithmonë nevojë që të më thuash herë pas herë, siç ke bërë pas shfaqjeve të mia, që kujdes këtë dhe atë, më kanë munguar këto o bab. Sa më kishte marrë malli për zërin tënd, pata mundësi të flas me ty, por ta dish që zëri yt, zemra, përqafimet e tua janë gjithmonë me mua. Të dua shumë dhe kam një mall për ty që s’ta shpjegoj dot me fjalë. Me 25 maj është finalja, mos u hallakat atje, mirë babo. Të përqafoj dhe flasim përnatë, jo nëpërmjet telefonit, por nëpërmjet zemrës, trurit”.