Alarm në Beverly Hills ditën e djeshme, pas të shtënave me armë zjarri jashtë shtëpisë së këngëtares së njohur Rihanna.
Sipas mediave ndërkombëtare, një grua rreth të 30-ave dyshohet se hapi zjarr nga makina e saj drejt banesës së artistes, ndërsa ajo ndodhej brenda.
Autoritetet ndërhynë menjëherë dhe arrestuan të dyshuarën në vendngjarje. Sipas raportimeve të TMZ, gruaja dyshohet se qëlloi disa herë drejt rezidencës së këngëtares.
BREAKING: Police are on scene after several gunshots were fired toward a home belonging to @rihanna in Beverly Hills.
Officers with the Los Angeles Police Department say one woman has been arrested in connection with the shooting. pic.twitter.com/LCsIliYAfk
— Matthew Seedorff (@MattSeedorff) March 9, 2026
Rihanna, 38-vjeç, ndodhej në shtëpi në momentin e të shtënave, por fatmirësisht nuk mbeti e lënduar. Nuk është konfirmuar ende nëse partneri i saj, A$AP Rocky, dhe tre fëmijët e tyre ishin në banesë në atë moment.
Policia po heton rrethanat dhe motivin e sulmit, ndërsa deri tani nuk dihet se çfarë e shkaktoi incidentin.
Pamjet nga vendi i ngjarjes, tregojnë një mobilizim të madh policor jashtë rezidencës, me shiritat e verdhë të sigurisë që rrethojnë zonën.
Oficerët e Los Angeles Police Department, bllokuan gjithashtu rrugën pranë shtëpisë së artistes për arsye sigurie.
Sipas raportimeve të Daily Mail, përfaqësuesit e Rihannës dhe policia e Beverly Hills nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar për incidentin.
Këngëtarja dhe familja e saj jetojnë në një rezidencë luksoze me vlerë rreth 14 milionë dollarë në Beverly Hills.
Prona, e blerë nga artistja në vitin 2021, ka pesë dhoma gjumi, shtatë banjo dhe një oborr të madh me pishinë, ndërsa ndodhet përballë shtëpisë së legjendës së muzikës Paul McCartney.
