Një situatë që ka ngjallur reagime të forta dhe indinjatë tek ndjekësit, ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e “Ferma VIP”. Ajo që nisi si një shaka mes banorëve, ka degraduar në një veprim që, jashtë mureve të fermës, është cilësuar gjerësisht si i papranueshëm.
Pas përfundimit të gatimit, Iliri ka nisur të ngacmojë Mimoza Ahmetin, duke i thënë me humor se kishte ruajtur një “bisht pule” posaçërisht për të.
None found
Por, situata mori një rrjedhë tjetër kur Iliri, i ndihmuar nga Adioni, e kanë kapur Mozën fizikisht, e kanë shtrirë dhe e kanë detyruar t’ia fusin ushqimin me pahir në gojë.
Ndonëse mes fermerëve ky moment kaloi me të qeshura dhe u trajtua thjesht si një “lojë”, publiku e ka përjetuar krejtësisht ndryshe. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale janë “përmbytur” nga komente negative ndaj djemve.
Ndjekësit e kanë dënuar ashpër këtë veprim, duke e quajtur të tepruar dhe duke kërkuar përjashtimin e tyre.
Pavarësisht se vetë Moza zgjodhi ta kalonte me sportivitet, nuk e dramatizoi dhe nuk u viktimizua nga kjo situatë, ndjekësit e formatit theksojnë se veprime të tilla fizike, të bëra kundër dëshirës së personit, nuk duhet të normalizohen në ekran.
Mbetet për t’u parë nëse produksioni do të ketë një reagim lidhur me këtë ngjarje që ka trazuar ujërat në rrjet.
Lehtësimi i rregullave të Bashkimit Evropian për emetimet e dioksidit të karbonit nga veturat mund të ketë pasoja të kundërta…
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka lavdëruar nivelin e pjekurisë së ekipit për zhvendosjen e shpejtë të fokusit drejt…
Avokati i Popullit do të jetë aktiv të dielën prej orës 07:00 deri në ora 19:00, periudhë kur edhe do…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke kritikuar mënyrën se si institucionet kanë trajtuar…
Protestuesi i cili u arrestua pak ditë më parë nga Policia e Shtetit, pasi kishte dhënë një intervistë për mediat…
Prishtina ka marrë një fitore të madhe 1-0 në udhëtim te Llapi në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të…