Të gjithë po e prisnin, kështu e uroi Fero Arbenitën për ditëlindje (FOTO LAJM)

Mami më e re e showbizit shqiptar, Arbenita festoi dje ditëlindjen dhe mbushi 23 vjeç. Ky është viti i parë që modelja feston ditëlindjen si nënë dhe dhurata më e çmuar për të këtë vit është vetë Nina. Arbenita ka ndarë në Instagram një video shumë të ëmbël, në të cilën shihet duke puthur këmbët e vogla të vajzës.

Në këtë ditë speciale nuk kishte si të mungonte një urim special nga ana e Feros. Ai ka publikuar një foto të bukur të modeles teksa shëtit me vajzën, ku ka shkruar:

“Urime ditëlindjen babymomma”.

Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli u bënë prindër për herë të parë në 24 prill. Arbenita solli në jetë një vogëlushe të cilën çifti po e priste me padurim. E vogla e tyre u pagëzua me emrin Nina dhe menjëherë pas lindjes nuk munguan fotot në rrjete sociale, teksa e dhanë vetë këtë lajm të bukur.


Shtuar 5.05.2021 10:35