Pjesëmarrja e moderatores Alketa Vejsiu solli një tjetër qasje diskutimesh mbrëmjen e sotme në studion e “Big Brother VIP Albania” teksa po zëvendëson Arbër Hajdarin. Nga ngjarjet, tema që rrodhi ishte për familjen, ose më saktë për burrat e martuar që përveç bashkëshortes, zgjedhin të kenë në jetën e tyre të tjera gra.
Pas disa batutave për termin “dashnore”, opinionisja Monika Kryemadhi tha “Mendoj se vetëm Ilir Vrenozi vdes për gruan e tij”.
Kjo fjali u pasua nga Ledjoni, i cili tha “Unë mendoj që të gjithë Ilirët vdesin për gratë e tyre”, referuar këtu politikanit Ilir Meta ose ish-bashkëshortit të Monika Kryemadhit.
Kryemadhi shpërtheu në të qeshura ndërsa tha “Do zoti”.
Të martuar në vitin 1998 dhe prindër të 3 fëmijëve, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi i dhanë fund martesës në vitin 2024. Kohë kjo kur Meta filloi përballjen me drejtësinsë dhe më pas u arrestua. Në të njëjtën dosje me të po gjykohet dhe Monika Kryemadhi, për të cilën GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
