Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë pasur dy miq specialë mbrëmjen e djeshme. Të ftuarit ishin dy opinionistët e reality show-t, Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari, të cilët janë përzgjedhur nga banorët për të konsumuar darkën së bashku.
Pasi ra zilja dhe i ftuan në shtëpi, Arbëri kërkoi edhe kafe. Pasi Arjola u dërgoi kafenë, siç e do tradita, të ftuarit nuk mundën ta bënin vizitën e tyre duarbosh.
Për të qenë tërësisht komformë rregullave, dyshja nuk harroi që poshtë filxhanit të kafesë të linte edhe kartëmonedhën për banorët. Ky veprim pasoi me shumë të qeshura dhe humor.
Arbëri u e tregoi kartëmonedhën për kamerat, që publiku ta shikonte se në të nuk kishte asnjë mesazh.
View this post on Instagram