showbiz

Të fejuar që në djep, çifti feston sot Shën Valentinin e 64 bashkë: Jemi me fat

Ndoshta për brezat e dekadave të fundit ky fenomen është i panjohur dhe jashtë çdo koncepti, por sot në ditën e të dashuruarëve, Pjetër dhe Marta Nikolla kanë treguar si ka rezultuar e sukseshme fejesa që në djep.

Çifti janë bashkë tashmë prej 64 vitesh dhe prindër të 5 fëmijëve që i kanë bërë edhe gjyshër.

Të lidhura

None found

“Familjet tona njiheshin se halla e Pjetrit ishte në fshatin tonë e martuar. Nënën time e kishte shoqe të ngushtë siç ishin gratë atëherë, shkonin jashtëzakonisht mirë. Kur linda unë, i tha nënës sime:

‘Shyqyr që nuk lindi çun, po lindi goc se unë do ta marr për djalin e vëllait’. Ngeli ajo fjala pastaj. U bëra një vjeç dhe erdhën siç janë zakonet, sollën një unazë dhe një shami katrore. Atë unazën e mbajti nana, kurse atë shaminë e grisa unë, nuk e ruajta se nuk e kuptova. Kemi 7 vite diferencë.

Ka qenë burrë i bukur, simpatik, i zgjuar, tip i hedhur shumë. Më ra fat i mirë mua, por edhe këtij nuk i ka rënë keq. Jemi mirëkuptuar gjithë jetën, nuk kemi mbajtur inate njëri-tjetrit.”, u shpreh Marta.

“Ne shkonim te halla dhe halla e kishte shtëpinë afër asaj familje ku ne ishim lidhur. Ne kishim miqësi të vjetër me atë familje. Baza e familjes kur kërkoje një lidhje për fejesë dhe për martesë ishte ajo. Pra, kur kërkoje një vajzë ta merrje për djalin duhet të zgjidhje familjen. Edhe familja ishte e zgjedhur sepse për arsye se njiheshin. E ëma e Martës ishte nga një familje e mirë, vjehrra ime ishte motra e mësuesit të popullit, që ka hapur shkollën. Kështu që ishte një familje e njohur.

Ishte disi e veçantë kjo lidhje. Këtu nuk kishte të bënte fare shkesia, por kishte të bënte me miqësinë e vjetër. Ne meqënëse shkoja unë te halla dhe prindërit ma kishin këtë histori, më prisnin mirë dhe ne e shikonim njëri-tjetrit. Kjo i ulte sytë se ishte më e ndrojtur, ndërsa unë e shihja. Ishte punë opinioni. Ishte shumë e bukur. Unë kam provuar një dashuri të ndrydhur. Ne vetëm e shikonim njëri-tjetrin, nuk dilnim për shkak të opinionit”, tregoi Pjetri.

të fundit

Nga 14 korriku “Giveaway” futet në rregullim ligjor, nevojitet leje dhe tatim 18% për fondin e çmimeve

Ligji i ri për Lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese do të hyjë në fuqi më 14 korrik, duke vendosur…

9 minutes ago

Aksident në Gramsh, çifti i bashkëshortëve dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

Gjatë orëve të natës në fshatin Çekrez, një aksident rrugor është regjistruar në bashkinë e Gramshit, ku një çift bashkëshortësh…

9 minutes ago

Kodraliu: Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc ishte vijim i goditjeve të organizuara kundër sigurisë së Kosovës

Prokurori special, Bekim Kodraliu në seancën e fjalëve hyrëse në rastin për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, tha se…

15 minutes ago

Nis seanca në GJKKO/ Meta dhe Kryemadhi të pranishëm në sallë, Kreu i PL: Nuk më janë vënë në dispozicion të gjithë aktet

Sot mbahet seanca e rradhës gjyqësore mbahet sot në GJKKO ndaj Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-deputetes…

17 minutes ago

Luis Hasa drejt largimit nga Napoli, Frosinone interesohet për mesfushorin që debutoi me Shqipërinë në qershor

Luis HasaLuis Hasa pritet të largohet nga Napoli në këtë sesion të merkatos, ndërsa drejtuesit e klubit po punojnë për…

20 minutes ago

Konferenca e Brahim Diaz ndërpritet nga tensioni mes gazetarëve para duelit Marok – Francë

Ajo që duhej të ishte një konferencë e qetë për shtyp para përballjes së madhe mes Marokut dhe Francës në…

21 minutes ago