Categories: kosovë

Kodraliu: Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc ishte vijim i goditjeve të organizuara kundër sigurisë së Kosovës

Në seancën e fjalëve hyrëse për rastin e sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, prokurori special Bekim Kodraliu deklaroi se ngjarja e 29 nëntorit 2024 nuk ka qenë akt i rastësishëm, por pjesë e një zinxhiri sulmesh të rënda të organizuara kundër rendit juridik dhe sigurisë kombëtare të Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas tij, sulmi në Ibër-Lepenc, në vlerësimin e Prokurorisë, përfaqëson rastin e katërt të kësaj natyre, pas sulmit ndaj zyrave të KQZ-së në Mitrovicë në vitin 2022, sulmit ndaj ushtarëve të KFOR-it në vitin 2023, barrikadave dhe sulmit në Banjskë po atë vit.

Ai theksoi se ky sulm bën pjesë në një varg veprimesh të rënda të drejtuara kundër institucioneve dhe sigurisë së vendit.

“Sulmi në këtë kanal përbën vazhdimësi të një serie sulmesh të rënda, që në tre vitet kanë pasur për objektiv cenimin e rendit juridik dhe sigurisë kombëtare. Sipas provave që kemi siguruar dhe që do të paraqiten para jush, ky sulm paraqet sulmin e katërt të natyrës së tillë, pas ngjarjeve të mëhershme që kanë cenuar institucionet dhe sigurinë e vendit. Më duhet të veçoj sulmin e zyrave të KQZ-së në Mitrovicë, në dhjetor 2022, duke vazhduar me sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it në maj 2023, vendosjen e barrikadave dhe sulmin në Banjskë në shtator të vitit 2023 e duke u finalizuar me sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc”, tha ai.

Kodraliu bëri të ditur gjithashtu se para trupit gjykues Prokuroria do të paraqesë prova të siguruara në bashkëpunim me FBI nga ShBA, si edhe prova shkencore të policisë italiane, të cilat, sipas tij, dëshmojnë fajësinë e të pandehurve për sulm terrorist.

Po ashtu, prokurori special tha se një pjesë e materialeve provuese kanë të bëjnë me trajnimet dhe përgatitjet që dyshohet se janë zhvilluar në Serbi.

“Nga provat që do të paraqiten do të jenë edhe provat që paraqesin trajnimet dhe përgatitjet që janë zhvilluar në poligonin ushtarak të quajtur ‘Livadhet e Pasulit’, në Serbi, që tashmë po dyshohet që ka edhe varrezë masive, krejt kjo si pjesë e përgatitjeve të kundërligjshme ndaj shtetit të Kosovës”, tha ai.

Ai shtoi se të dy vëllezërit e akuzuarit dyshohen edhe për vrajse të rënd në territorin e Istogut, ndërsa kërkoi denim sipas kodit penal të Kosovës.

të fundit

Nga 14 korriku “Giveaway” futet në rregullim ligjor, nevojitet leje dhe tatim 18% për fondin e çmimeve

Ligji i ri për Lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese do të hyjë në fuqi më 14 korrik, duke vendosur…

4 minutes ago

Aksident në Gramsh, çifti i bashkëshortëve dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

Gjatë orëve të natës në fshatin Çekrez, një aksident rrugor është regjistruar në bashkinë e Gramshit, ku një çift bashkëshortësh…

4 minutes ago

Nis seanca në GJKKO/ Meta dhe Kryemadhi të pranishëm në sallë, Kreu i PL: Nuk më janë vënë në dispozicion të gjithë aktet

Sot mbahet seanca e rradhës gjyqësore mbahet sot në GJKKO ndaj Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-deputetes…

12 minutes ago

Luis Hasa drejt largimit nga Napoli, Frosinone interesohet për mesfushorin që debutoi me Shqipërinë në qershor

Luis HasaLuis Hasa pritet të largohet nga Napoli në këtë sesion të merkatos, ndërsa drejtuesit e klubit po punojnë për…

15 minutes ago

Konferenca e Brahim Diaz ndërpritet nga tensioni mes gazetarëve para duelit Marok – Francë

Ajo që duhej të ishte një konferencë e qetë për shtyp para përballjes së madhe mes Marokut dhe Francës në…

16 minutes ago

Closure of the Detention Center in Gjilan Begins, Facility to Be Used Under Agreement with Denmark

Oda e Avokatëve ka thënë se është njoftuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës që ka filluar procesi i mbylljes së…

20 minutes ago