Astrologia Meri Shehu, në vetëm disa ditë që nga nisja e “Big Brother Vip 3”, është përfshirë në shumë debate dhe diskutime me banorët.
Së fundi, ajo është përplasur dhe me prezantuesin Meriton Mjekiqin, të cilit në diskutime e sipër i ka thënë se truprojat e saj të thyejnë nofullën.
Pjesë nga biseda:
Meri: Nëse do të identifikohesh si VIP ose si person televiziv, merru me temat e tua, mos u merr me temat e mia. Unë nuk e kuptoj pse ke ardh këtu
Meritoni: Nuk jam si puna jote. Të respektoj shumë
Meri: Po mirë, shyqyr që nuk je. Ça të them. Unë nuk e kuptoj pse ke ardh këtu
Meritoni: Për këtë arsye
Meri: Që të bëhesh VIP. Prishtinën e ke minus nesër. Ore nuk i ke parë 2 truprojat e mi, nuk po tallem
Meritoni: Ashtu e?
Meri: Ore nuk tallem, ata ta japin nofullën në dorë. Mendoja ndryshe për ty, do të të kthej të gjithë Prishtinën kundër