Tani ka pëlqim për të, por Valbona i thotë Laertit se e ka urryer para Big Brother

Valbona Mhilli dhe Laert Vasili tashmë ruajnë një raport të mirë me njëri-tjetrin në Big Brother VIP Albania.

Ata kanë shprehur pëlqim, por që asgjë më shumë deri më tani nuk ka ndodhur mes tyre.

Të lidhura

None found

Ka qenë gazetarja që së fundmi i tha aktorit se nuk e kishte pëlqyer kurrë më parë dhe se në një formë e urrente.

Theksoi po ashtu se kishte mendime të këqija për të, teksa për të ishte thjesht zero.

Pjesë nga biseda e tyre:

Valbona: I thashë është një skizofren atje, një Laert Vasili.

Laerti: Ku e dije që do të isha?

Valbona: Se të kam parë kur kam shkuar të bëj klipin, në të njëjtën ditë ke bërë dhe ti klipin.

Laerti: Unë s’të kam parë.

Valbona: Thash ç’është ky harbut. Për mua ishte zero. Ishe personi që kam thënë se nuk do flisja kurrë, por ndodhi e kundërta. Ke qenë personi që kam etiketuar për keq, dhe për asnjë arsye. Thoja pse e urreja me pak fjalë, nuk më ke pëlqyer kurrë.

Laerti: Jam i thjesht.


Shtuar 28.01.2025 17:39