Tan Brahimi ishte dje në një lidhje live për “Top Arena”, ku bëri një deklaratë të fortë. Ai tha se Luiz Ejlli është personazhi më i famshëm në Shkodër.
Kjo deklaratë duket si thumb për ish-banorin e “Big Brother VIP 3”, Jul Dedën, i cili është gjithashtu shkodran.
Aktori i humorit nuk i kurseu batutat gjatë intervistës duke u shprehur:
“Jemi gëzuar shumë. Me thënë të drejtën, unë jam personi i fundit që duhet thirrur për të folur për futboll, por meqë më erdhi ftesa, thashë po flas”.
Brahimi tregoi po ashtu se shkodranët e kanë ndjekur me shumë entuziazëm dhe përkushtim rrugëtimin e Shqipërisë në “Euro 2023”.