Takimi i shumëpritur, Gjesti “shpërfill” Xhenetën: Kush është ajo?!

Takimi i shumëpritur dhe më i përfoluri gjatë këtyre orëve, ai mes Gjestit dhe Xhenetës, ka shkaktuar jo pak reagime në rrjet.

Dyshja, ndër personazhet më të komentuar të momentit, duket se më në fund janë takuar. Por, teksa u aludua për një përshëndetje të ngrohtë mes tyre, Gjesti ka hedhur poshtë të gjithë këto zëra.

Fituesi i “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti u shfaq së fundmi, për herë të parë në një intervistë në emisionin “Portokalli”. Gjatëë bisedës, i pyetur nëse Xheneta e kishte uruar për fitoren, këngëtari jo vetëm që refuzuzoi të përgjigjej, por e shpërfilli totalisht.

“Të ka uruar Xheneta për fitoren?”, ishte pyetja që iu drejtua Gjestit, ndërsa ky i fundi u përgjigj: “Kush është ajo?”, duke e injoruar hapur ish-banoren.

Ka qenë menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika ai i cili në “E Diell”, ka zbuluar se Gjesti dhe Xheneta janë përshëndetur në ambientet e Top Channel. Sipas tij, takimi i tyre ka qenë i rastësishëm ku në korridoret e televizionit të dy janë parë dhe i kanë buzëqeshur njëri-tjetrin, ndërkohë që Gjesti ka dashur edhe t’i flasë, mirëpo Xheneta është larguar menjëherë.


Shtuar 28.04.2025 17:32