”Ta ndreq Juli ty”, Konfliktohet me Ilnisën, Egla: Një njeri që ul veten…

Ka nisur mbrëmjen e sotme me shumë emocion dhe surpriza spektakli i madh i “Big Brother VIP3”.

Teksa është mbyllur që në hyrje të spektaklit televotimi për të nominuarin e javës, çështja që është trajtuar është konflikti mes Eglës dhe Ilnisës.

Egla: Në këtë shtëpi është abuzuar shumë me vijat e mija nga Juli dhe Ilnisa. Do ju lutesha që t’i mbanit fjalët për veten tuaj.

Ilnisa do me patjetër të jetë. Mes Ilnisës kam ndjerë gjithmonë një lloj tensioni të padeklaruar dhe ky tension u shpreh pasi u shpall e preferuar. Paska thënë shumë gjëra pas krahëve, edhe unë me gocat që rri diçka e kam thënë.

Në fillim më tha ”ta ndreq Juli ty për fotografinë”, iu ktheva me dashamirësi. Unë mendoj që një njeri që ul një tjetër për tu ndjerë vetë më lartë, jam e sigurt që është më e ulët.

Ajo më tha që jam e patalentuar dhe më tha, hajde në seminaret e mia se ke çfarë të mësosh. Jam e bindur që ajo s’ka ardhur kurrë të më shikoj jashtë në punën time.

Diçka reflektuam dhe i dhamë dorën për ta bërë si zonjat dhe jo lacash. Unë Ilnisën nuk e njihja para se të hyja në BBV por nuk e kisha takuar ndonjëherë dhe nuk e dija çfarë bënte.

Ilnisa ka një llojë dëshire për të vendosur veten dhe për të lineuar një territor që nuk i përket.

Ledion Liço: Territori është i joti apo i kujt?

Egla: Jo, jo unë nuk kam terrritor, mbi njerëzit po them.


Shtuar 30.01.2024 21:56