Fotot e fundit të Sydney Sweeney kanë marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Aktorja amerikane pozon me të brendshme të bardha transparente, pjesë e koleksionit festiv të markës së saj, Syrn.
Ylli i “Euphoria” është fotografuar në një peizazh dimëror, me dëborë në sfond, duke ndërthurur atmosferën e Krishtlindjeve me një paraqitje provokuese. Në set ajo mban reçipeta të bardha transparente, çorape të gjata dhe aksesorë të bardhë me push.
None found
Materiali transparent i reçipetave u vu në pah në disa prej pozave, duke bërë që imazhet të diskutoheshin gjerësisht nga ndjekësit e aktores.
Me buzë të kuqe dhe një pamje glamuroze, Sweeney prezanton koleksionin e ri të të brendshmeve për festat e fundvitit.
Ndjekësit kanë reaguar edhe me komente entuziaste. Njëri prej tyre shkroi: “Uau! A mund të jesh edhe më e mrekullueshme? Jashtëzakonisht seksi”.
Aktorja kishte bërë të ditur ditët e fundit se do të publikonte fotografi me tematikë Krishtlindjet. Javën e kaluar, në të njëjtin set me sfondin e mbuluar nga bora, ajo u shfaq me reçipeta të bardha dhe tanga.
Sweeney e lançoi Syrn, markën e saj të të brendshmeve, në fillim të këtij viti. Pas disa javësh gjatë të cilave fushatat e markës paraqitën modele të tjera, ajo është rikthyer së fundmi si fytyrë e promovimit.
Paralelisht, aktorja po vazhdon punën në kinematografi. Ajo është pjesë e xhirimeve të filmit “The Housemaid’s Secret”, ku luan edhe Michele Morrone, i njohur gjithashtu për lidhjen e mëparshme me Khloé Kardashian.
Aksioni i institucioneve të Kosovës për rrënimin e ndërtimeve pa leje pranë Liqenit të Ujmanit ka rikthyer përplasjet politike ndërmjet…
Del nga gjendja kritike nipi i Selami Hasanit, përfundon operacionin në Fier dhe dërgohet në reanimacion Jakup Hasani, nipi i…
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka takuar zëvendëskryeministrin dhe ministrin kroat të Veteranëve, Tomo…
Juventusi pritet të jetë aktiv në afatin kalimtar të janarit, pasi trajneri Luciano Spalletti ka bërë të qartë se skuadra…
Në konkursin për drejtor të Policisë së Kosovës kanë konkurruar gjashtë kandidatë, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme. Këtë post…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar hetim të plotë dhe të pavarur për koncesionin e…