Sydney Sweeney ka sjellë një tjetër paraqitje që ka tërhequr vëmendjen e publikut. Aktorja amerikane pozoi me një komplet të bardhë të brendshmesh prej dantelle dhe një pelerinë me detaje gëzofi, duke promovuar linjën e re të markës së saj, Syrn.
None found
Ylli 28-vjeçar i serialit “Euphoria” ndau në rrjetet sociale fotografi nga koleksioni i ri “romantik” i të brendshmeve, ku dominojnë eleganca dhe sensualiteti.
Në setin fotografik, Sweeney shihet e veshur me reçipeta të bardha dantelle dhe të brendshme të së njëjtës linjë, ndërsa pelerina e vendosur mbi supe i jep pamjes një tjetër element dallues.
Publikimi mori menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit e aktores.
“E mrekullueshme”, shkroi një prej fansave, ndërsa një tjetër e cilësoi atë si “gruan më të bukur që kam parë në jetën time”.
Sweeney ka zgjedhur edhe më parë imazhe të guximshme për të reklamuar markën e saj. Pak ditë më herët, ajo publikoi një video me modelen Amélie Tremblay, ku të dyja prezantonin veshje nga koleksioni “Playful – Small Town Girl” i Syrn.
Aktorja ka qenë e përqendruar gjatë muajve të fundit te promovimi i markës, të cilën e lançoi këtë vit, ndërsa njëkohësisht ka vijuar angazhimet në projekte kinematografike.
Aktualisht, Sydney Sweeney ndodhet në Australi, ku po merr pjesë në xhirimet e një projekti të ri. Gjatë qëndrimit atje, ajo është parë edhe në shoqërinë e partnerit të saj, producentit muzikor Scooter Braun.
Mislav KaroglanEdhe pse Partizani nuk ka zhvilluar lojë të keqe nën drejtimin e trajnerit Mislav Karoglan, nuk ka asnjë pikë…
Bayern Munich është gati të bëjë një përjashtim nga politika e saj strikte e kontratave për Harry Kane, duke i…
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës nuk përfitojnë nga vendimi për pagën e…
Ish-mbrojtësi i Anglisë, Rio Ferdinand, e përgëzoi Harry Kane për fitimin e Topit të Artë 2026.Sulmuesi i Bayern Munich u…
Transferimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit, raportohet se ka shkaktuar debate…
Ditën e sotme, biznesmeni Ergys Agasi, është transferuar në burgun e Fierit, pas Erion Veliaj një ditë më parë. Më…