Categories: showbiz

Foto/ Sydney Sweeney mahnit fansat me paraqitjen sensuale në setin e ri fotografik

Sydney Sweeney është rikthyer në qendër të vëmendjes pas publikimit të fotografive promovuese për koleksionin më të ri të markës së saj, Syrn. Aktorja amerikane pozon me të brendshme të bardha prej dantelle dhe një pelerinë me gëzof.

Të lidhura

None found

28-vjeçarja, e njohur për rolin e saj në serialin “Euphoria”, zgjodhi një paraqitje njëherësh elegante dhe sensuale për prezantimin e linjës së re “romantike” të markës së të brendshmeve.

Në setin e fundit, Sweeney mban një reçipetë të bardhë dantelle dhe të brendshme të kombinuara, ndërsa pelerina e vendosur mbi supe dhe e zbukuruar me gëzof plotëson veshjen.

Publikimi shkaktoi reagime të shumta mes ndjekësve të aktores në rrjetet sociale.

Një prej fansave e cilësoi atë “E mrekullueshme”, kurse një tjetër shkroi: “Gruaja më e bukur që kam parë në jetën time”.

Imazhet e guximshme janë përdorur edhe më herët nga Sydney Sweeney për promovimin e Syrn. Vetëm disa ditë më parë, ajo ndau një video me modelen Amélie Tremblay, në të cilën të dyja prezantonin veshje nga koleksioni “Playful – Small Town Girl”.

Gjatë muajve të fundit, aktorja është përqendruar te promovimi i markës së lançuar këtë vit, pa lënë mënjanë angazhimet e saj në projektet kinematografike.

Aktualisht, Sweeney gjendet në Australi për xhirimet e një projekti të ri. Atje ajo është parë edhe nën shoqërinë e partnerit të saj, producentit muzikor Scooter Braun.

të fundit

Veldin Hoxha realizon golin e parë në Rusi, Rubin Kazani triumfon ndaj Zenitit

Mesfushori i Kosovës, Veldin Hoxha, ka shënuar golin e tij të parë këtë edicion në Premier Leaguen e Rusisë.Hoxha realizoi…

11 minutes ago

Veliaj firmos shkarkimin e dy zyrtarëve, në proces edhe drejtoresha e Policisë Bashkiake

Erion Veliaj ka firmosur shkarkimin e Rigers Sheqerit, kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, dhe Zhaneta Beqirit, drejtoreshë e…

13 minutes ago

Deponia në Sferkë të Pejës përfshihet sërish nga flakët, Bajrami publikon pamje dhe pyet: Ku është shteti?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në Sferkë të Pejës,…

17 minutes ago

Kurti hosts GERMIN representatives, focus on cooperation with the diaspora

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës joqeveritare GERMIN, me të cilët ka diskutuar për…

24 minutes ago

Dugolli on Krasniqi’s visit in Pristina: It is not justice, but painful injustice

Zëvendësministri i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, ka reaguar pas vizitës familjare të Jakup Krasniqit në…

24 minutes ago

Jair Bolsonaro admitted to intensive care after acute intestinal blockage while under house arrest

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është shtruar në repartin e kujdesit intensiv në një spital në Brasilia, pasi ka zhvilluar…

24 minutes ago