Ledion Liço, moderatori i njohur shqiptar është tërhequr nga jeta e medias sociale, duke u angazhuar në sipërmarrje.
Ndërsa me kohën jeta private mori një rrjedhë që me siguri modetatori Liço as që do ta çonte ndërmend.
Sot Ledioni është bashkëshorti i trashëgimtares së Top Media, baba i tre fëmijëve, ndërsa sa i përket karrierës televizive Liço kohët e fundit ka zgjedhur t’i rrijë larg ekranit duke preferuar të bëjë rolin e producentit të prodhimeve televizive në Top Channel.
Vitet e fundit, në daljet e pakta publike Ledion Liço është shfaqur me disa kilogramë më shumë, shpesh me mjekër dhe veshur casual.
Ndërsa në ambientet e Pallatit të Kongreseve po mbahet premiera e filmit ‘Në kuadër të dashurisë’ producent i së cilit është Ledion Liço, ky i fundit u shfaq në tapetin e kuq më elegant se asnjëherë.