Supermodelja bëhet nënë e një djali, 13 ditë pas sfilatës së Victoria Secret!

Supermodelja Jasmine Tookes ka mirëpritur fëmijën e saj të dytë, vetëm 13 ditë pas hapjes së Victoria’s Secret Fashion Show në Nju Jork. Ajo solli në jetë djalin Mateo Ira Borrero të martën, më 28 tetor, dhe e ndau lajmin me fansat në rrjetin social Instagram.

Tookes publikoi një foto familjare, ku shihej ajo dhe bashkëshorti i saj, Juan David Borrero, me dy fëmijët e tyre. Në foton e postuar në Instagram, Tookes mbante djalin e porsalindur, ndërsa bashkëshorti i saj luan me vajzën 2-vjeçare, Mia. Vajza vendosi dorën mbi vëllain e saj të vogël, ndërsa prindërit shfaqeshin të lumtur.

“Bekimi më i madh. Mateo Ira Borrero. 28.10.25,” shkruhej në postimin e përbashkët.

Tookes kishte zbuluar më parë shtatzëninë përmes një fotosesioni materniteti, ku shfaqej me një fustan të bardhë të ngushtë, duke mbajtur barkun e saj plot hijeshi.

Supermodelja bëri bujë kur hapi këtë vit shfaqjen e Victoria’s Secret me barkun e saj të rrumbullaksour në sfilatën më të përfolur të vitit, me një buzëqeshje engjëllore. Ajo veshi një bikini ngjyrë bronzë nën një kostum të veçantë me rrjetë të artë dhe krahë engjëlli të zbukuruar.

Në një intervistë për PEOPLE, Tookes ndau përvojën e saj gjatë shtatzënisë së dytë:
“Këtë herë është pak më e vështirë sepse kam një fëmijë të vogël që ka nevojë për shumë vëmendje dhe dashuri. Por është më e lehtë sepse tashmë di çfarë të pres, ndërsa me të parin gjithçka ishte e re për mua.”


Shtuar 12.11.2025 17:32