“Sunny Hill”, zbulohet një nga emrat e njohur botëror që do marrë pjesë në festival (FOTO LAJM)

Pas aritjes së marrëveshjes për “Sunny Hill Festival” çdo ditë e më tepër që i afrohemi gushtit, po zbulohen dhe këngëtarët që do performojnë në festival. Më para u bë e ditur se përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion do të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror të cilët do marrin pjesë.

Dhe pritja mori fund sepse një prej tyre do jetë pikërisht artisti latin me famë botërore J Balvin. Këngëtari nga Kolumbia numëron shumë hite si, “Mi Gente”, “In da Geto”, “Con Altura”, etj. Madje një nga hitet e tij “One day” është në bashkëpunim me Dua Lipën.

Mbetet akoma për të zbuluar emrin tjetër që do të marrë pjesë në “Sunny Hill” dhe kjo do të jetë shumë shpejt teksa i afrohemi datës së festivalit.

Pakënaqësitë nisën për vendodhjen e Festivalit “Sunny Hill” i cili u transferua në Tiranë për shkak të vonesave për zhvillimin e festivalit në Prishtinë. Por në fund një marrëveshje është arritur. Në deklaratën e përbashkët e Sunny Hill Festival, Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së Prishtinës bëhet e ditur se Sunny Hill Festival mbahet në shtëpinë e vet, në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.

Gjithashtu në frymën e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë, një edicion i veçantë me një line-up tjetër do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.