Një e papritur i ka ndodhur modeles me origjinë shqiptare, Xhesika Berberit në shtëpinë e saj në Nju Jork.
Bukuroshja ka postuar një video në “Instagram”, ku ka treguar se dikush ka qëlluar me armë në ndërtesën ku ajo jeton.
Këtë rrëfim të papritur e ka bërë teksa ndodhej në dollapin e saj të rrobave, aty ku ishte fshehur. Teksa po realizonte videon në fjalë, agresori ndodhej ende në ndërtesë.
Ndërkohë më pas, me anë të një tjetër postimi, Xhesika qetësoi fansat duke shkruar se tani është e sigurt dhe se policia e kishte nxjerrë nga ndërtesa. Ajo gjithashtu falenderoi të gjithë fansat që u shqetësuan për të.