Stresi tregon hapur mbështetjen, i dërgon dron kësaj banoreje të BBVK

Banorët e këtij edicioni të ‘Big Brother Vip Kosova 2’ kanë fituar zemrën e publikut në vetëm pak kohë. Me historitë e trishta dhe jo vetëm kemi njohur një anë të karakterit të tyre e duket se disa personazhe kanë arritur të sigurojnë një grup fansash të mirëfilltë.

Ndonëse mbështetja e tij për transgjinoren Edona James na surprizoi të gjithëve, reperi Stresi ka treguar se simpatizon një tjetër personazh nga ky edicion e po flasim për Vesa Vllasaliun.

Banorja ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjen me historinë për lidhjen, fejesën e më pas tradhtinë e ish-it të saj, futbollistit Mërgim Berisha.

Ajo ka treguar se nga lidhja me Berishën ka përjetuar periudhën më të vështirë të jetës e cila u finalizua me tradhtinë e tij me shoqen e saj të ngushtë Edonën.

Megjithatë duket se Stresi i ka ndjekur të dyja versionet e kësaj historie dhe ka vendosur të mbështesë Vesën. Ai ka dërguar mbrëmjen e djeshme një dron me foton e saj ku shkruante: Mbaje kokën lartë Perëndeshë.


Shtuar 9.11.2023 21:53