Stenaldo uron gratë për 8 Mars: Janë forca që mban botën gjallë

Gjatë spektaklit të së shtunës në Big Brother VIP Albania, në momentin kur banorët po bënin nominimet e tyre, Stenaldo shfrytëzoi rastin për të përcjellë një mesazh të veçantë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Banori u ndal për pak çaste për të uruar të gjitha gratë, duke e nisur mesazhin e tij me familjen.

Ai dërgoi një urim të veçantë për nënën dhe gjyshen e tij, duke treguar se i mungojnë shumë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.

“Urime 8 marsin të gjithëve, mbi të gjitha uroj mamin dhe gjyshen time dhe i puth fort, më ka marrë malli për ta. Urime të gjitha grave, janë forca që mban botën gjallë”, u shpreh Stenaldo.

Mesazhi i tij u prit me duartrokitje dhe vlerësim nga publiku, ndërsa momenti u kthye në një nga çastet më të dashura të spektaklit.


Shtuar 8.03.2026 12:32