Stenaldo lë përkohësisht shtëpinë e “Big Brother VIP”, suprizohet nga Dritan Shakohoxha

Stenaldo ka lënë përkohësisht shtëpinë e “Big Brother VIP 5”.

Atij i është përgatitur një surprizë e veçantë, të cilën do ta përjetojë mbrëmjen e sotme.

Banori është larguar me makinë nga ambientet e shtëpisë, për të vijuar më pas rrugën drejt studiove të “Top Albania Radio”, vendi në të cilin ka vijuar rrugëtimin në gazetari.

Ai aty u prit nga komentatori Dritan Shakohoxha, personazh që Stenaldo e ka imituar vazhdimisht me zërin e tij.

Pas takimit të tyre, Shakohoxha kishte dhe një dhuratë speciale për banorin, fanella që Rey Manaj kishte veshur mbrëmjen kur i shënoi Serbisë në Leskovc dhe i dha Shqipërisë atë fitore historike.

I lumtur fillimisht ai shijoi lëvizjet me makinë në rrugët e qytetit, teksa prej 90 ditësh vijon rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP 5”.


Shtuar 24.03.2026 22:48