Sot mes Borës dhe Beatrixit, zbulohet fejesa 4-vjeçare e Donald Veshajt: E la për famë (FOTO LAJM)

Që me hyrjen e tij në “Big Brother VIP”, Donald Veshaj është kthyer në një ndër personazhet e shoëbizit më të përfolur. Fillimisht me Bora Zemanin dhe takimin e tyre romantik që emocionuan një publik të tërë, e së fundmi me afrimitetin me Beatrixin dhe skenat intime që nuk po priten fort mirë nga ndjekësit e tij.

Veshaj, aktori i cili doli nga Al Pazar, është përfolur edhe kohë më parë për një fejesë që ka pasur para lidhjes me Bora Zemanin. Ai ka qenë i fejuar me një vajzë prej katër vitesh dhe janë ndarë, pak kohë para se ai të lidhej me moderatoren e njohur.

Thuhet se shkak për prishjen e fejesës mes dy të dashuruarve ka qenë ambicia e vëllezërve për të qenë të famshëm e për t’u bërë pjesë e tregut mediatik./albeu.com/


Shtuar 30.11.2021 11:04