Mbrëmjen e sotme pritet të mbahet nata magjike e Eurovision. Në Malamo Arena, Suedi, do të ngjiten këngët më të mira të cilat arritën të kualifikohen në finalen e madhe.
Këngët që arritën të kalonin në finale, mbrëmjen e dytë ishin Letonia, Austria, Holanda, Norvegjia, Izraeli, Greqia, Estonia, Zvicra, Gjeorgjia, Armenia.
Ndërsa 6 vendet si Franca, Italia, Anglia, Gjermani, Spanja dhe Suedia shkojnë automatikisht në finale.
Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan ishin: Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qipro, Kroacia, Irlanda, Luksemburgu.
Këngëtarja shqiptare, Besa Kokëdhima, nuk arriti që të prekte finalen e madhe. Pavarësisht që “Titan” u pëlqye nga të gjithë, këngëtarja nuk arriti që të mbledhë votat e mjaftueshme për të dërguar Shqipërinë në finalen e Eurovision.