Shpesh personazhet e famshëm bëhen nostalgjikë dhe ndajnë me fansat foto nga fëmijëria. Të gjithëve ju pëlqen të shikojnë se si dukeshin idhujt e tyre kur ishin fëmijë. Një foto të shumë viteve më parë ka publikuar edhe modelja Adrola Dushi.
Ajo sot është një prej vajzave më të bukura shqiptare dhe e tillë ka qenë edhe kur ishte e vogël. Modelja ka ndarë me fansat një foto ku shfaqet me prindërit e saj. E buzëqeshur, me flokët gështenjë dhe zeshkane, Adrola na tregoi që ka qenë një vogëlushe shumë e ëmbël.
Adrola Dushi sot është nënë e një djali, Troit të cilin e ka me Adis Patushin prej të cilit është ndarë prej vitesh.