Soni Malaj flet për “sherrin” me Jonida Maliqin, vendosen pikat mbi ”i” për marrëdhënien mes dy artisteve

Teksa rrjeti gumëzhin për një përplasje të fortë mes artisteve Soni Malaj dhe Jonida Maliqit, më në fund është zbuluar e vërteta e marrëdhënies së dyshes.

Në një bisedë të bërë me konkurrentët e “Ferma Vip 3”, pjesë e të cilës janë dhe dy këngëtaret, Soni ka treguar se mes tyre nuk ka pasur kurrë mosmarrëveshje apo konflikte, ndryshe nga se flitet poshtë e lart.

Të lidhura

None found

“Kureshtja në këtë moment është te unë dhe Jonida. Këtë gjë e kanë stisur për konflikt. Kemi qenë në një festival dhe nuk ka pasur asgjë. Ka pasur zero konflikt nga jashtë. Është diçka e stisur kot”, ka thënë Soni në lidhje me këtë situatë.

Dyshja mund të ketë pasur përplasje brenda formatit televiziv ku prej 2 javësh ata janë bërë pjesë, por debatet mes tyre kanë lindur në kuadër të lojës dhe jo se ato kanë diçka personale me njëra-tjetrën.


Shtuar 13.04.2026 16:17

Tags: ,