Soni Malaj feston sot ditëlindjen. Këngëtarja shumë e dashur për publikun mbush plot 41 vjeç.
Urimet për të kanë qenë të shumta nga miq dhe kolegë por ajo që mori vëmendjen ishte mesazhi që mori nga ish partner italian, balerinin Mirko Luccarelli, me të cilin ka dhe vajzën.
“Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar ai krahas një fotoje me këngëtaren, të cilën e ka shoqëruar dhe me disa emoji.
Kujtojmë që ish çifti kanë tërhequr vëmendjen gjithmonë me raportin e mirë që kanë.
Pak kohë më parë, bënë bujë në rrjet disa komente që i kishte lënë ish partneri.