Rozana dhe Egli kanë patur sot një debat me njëra-tjetrën, ku ka vendosur që të ndërhyjë edhe Gjesti. Ky i fundit i ka dalë në mbrojtje Eglit dhe në një moment i thotë Rozanës ‘që ajo është me e fortë se ti’.
Gjithashtu Gjesti i thotë banores: “Nuk ke punë me Eglin, ke me mua” dhe Rozana i kundërpërgjigjet:
“Pse kush më ndalon mua me pas punë me Eglin? Ça e ke Eglin? Bëj ça të dua, kam punë me kë të më dojë kokrra e qejfit”.
Pjesë nga biseda:
Gjesti: A ke frikë?
Rozana: Nuk ke lojë më
Gjesti: Pse qeshe para me mua?
Rozana: Se më do qejfi
Gjesti: A do prapë me më afruar?
Rozana: Ty? Ti ke thënë nuk ka puls pa Rozi Radin
Gjesti: Kurrë në jetë, hajde ti pas meje. Edhe ti ke thënë se shtëpia ka hijeshi pa mua.
Rozana: Shaj anglisht
Gjesti: Nuk ke punë me Egli, ke me mua
Rozana: Pse kush më ndalon mua me pas punë me Eglin? Ça e ke Eglin?
Gjesti: Unë t’a ndaloj
Rozana: Nuk ke këllqe të më ndalosh
Gjesti: Mua të më përballosh
Rozana: Ti je gjëja më e vogël e përballueshme këtu
Gjesti: Nuk ke punë më Eglin
Rozana: Bëj ça të dua, kam punë me kë të më dojë kokrra e qejfit
Gjesti: Është më e fortë se ti
Rozana: E do tani? S’ke më lojë, tu krye loja, kë do tani?
Gjesti: Të tregoj kur të mbarojë loja në fund, para e meje je e dobtë
Rozana: A e di që do fitosh? Mos mbro njerëz që si ke dashur kurrë, të kam thënë 100 mijë herë, lëre se nuk e do
Gjesti: Është koha ime, jo e jotja, je e lashtë, përtokë