“S’kam ardhur këtu të bëj pllaq-plluq”/ Rikja ironizon çiftet në “BBV3”

Edhe këtë edicion të tretë në “Big Brother Vip”, çiftet kanë arritur të marrin sërish vëmendjen e publikut, megjithëse tashmë mund të “interpretohet” dhe si strategji loje e vjetër dhe e ripërsëritur nga edicionet e kaluara. Këtë mendim kanë shprehur padyshim edhe banorët e “BBV3”, mes tyre edhe Rikja e cila sot zgjodhi t’i ironizonte në mënyrën e saj. Teksa bisedonte me Julin në oborr, ajo tha se nuk ka dashur të krijojë romancë në këtë format pasi “pllaq-plluqet” i bën në shtëpinë e saj. Banorja vijoi me ironinë duke thënë se “pllaq-plluqet” tashmë dihen që ecin në “Big Brother Vip”.

Pjesë nga biseda:

Rike: Po më thoshte mua Françeska pse nuk lidhesh. I thashë nuk kam ardhur këtu të bëj pllaq-plluq dhe pllaqe-plluqin e bëj të shtëpia ime.

Juli: Kështu të jep ide të papame Françeska.

Rike: Është normale që pllaq-plluqet këtu ecin. Ecin bëjnë super lojtarë, super lojtare nuk bëjnë asgjë veç “ho-ho-ho”, edhe njihesh edhe bën pllaq-plluq edhe oçe-oçe.

 


Shtuar 28.03.2024 12:13