Si reagon bashkëshorti kur shikon skenat e seksit në filmat e saj? Nicole Kidman shuan kureshtjen

Martesa 15-vjeçare e Nicole Kidman dhe bashkëshortit të saj Keith Urban e ka një secret të jetëgjatësisë së saj, i cili mund të jetë edhe fakti që Keith di ta ndajë jetën personale nga ajo profesionale.

Në një epsiod të “Daily Pop”, aktorja rrëfeu se partneri nuk e ka aspak problem kur asaj i duhet të interpretojë në një skenë dashurie para kamerës.

“Bashkëshorti im është një artist, kështu që ai i kupton të gjitha dhe po ashtu nuk përfshihet,” tha Kidman. “Ai e sheh shfaqjen në fund kur del, të gjitha të redaktuara së bashku, dhe ai ka sy të freskët. Ai nuk lexon asnjë skenar, ai me të vërtetë nuk e di se çfarë po ndodh në xhirime. Ai ka karrierën e tij në të cilën është zhytur plotësisht. Ai nuk di shumë për atë që unë jam duke bërë në të vërtetë.”

Kujtojmë se Nicole dhe Keith janë të martuar që nga viti 2006 dhe kanë bashkë vajzat Sunday dhe Faith.

Në prill të vitit të kaluar, aktorja dhe një intervistë për WSJ, ku foli gjerë e gjatë për mënyrën sesi ajo dhe Urban balancojnë punën dhe jetën familjare. Ndër të tjera, ajo tregoi se mundohen të mbajnë një ekuilibër në familje.


Shtuar 11.08.2021 11:44