showbiz

Si reagoi Luke kur takoi Parashqevinë? Elton Ilirjani: S’e dinte që nëna e tij ishte artiste, 6 herë ka parë videon e…

Elton Ilirjani, ka rrëfyer në Top Story detaje rrëqethëse për takimin mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj Luke.

Ai tha se Luke nuk e dinte fare që nëna e tij kishte qenë një artiste e madhe në Shqipëri dhe nuk kishte parë kurrë asnjë video të sajën duke kënduar.

Ai tha se Luke pasi kishte dëgjuar këngën “E duam lumturinë”, e kishte rikthyer atë 6 herë në Youtube dhe se i kishte thënë asaj se ishte krenar për të.

“Takimi ishte menduar të ishte i shkurtër, dhe zgjati gjithë natën. Roberti qante gjithë natën, i biri donte të vëzhgonte çdo video të Parashqevisë duke kënduar, nuk kishte parë asnjë video të nënës deri në ato momente.

Mesa kuptova nga komunikimet gjatë gjithë natës, ishte se ndarja e tyre nuk ka qenë e thjeshtë, ka qenë një luftë e madhe gjyqësore, dhe nuk mund të themi se kush është fajtori, nuk mund të them se është Robert, por as se Parashqevia ka qenë me qëllim fajtore. Është një dramë shumë e madhe.

Ai e ka kthyer gjashtë herë këngën ‘E duam lumturinë’ dhe në një moment i kërkon avokates time t’ia përkthejë, dhe ajo ia përktheu, dhe djalit iu mbushën sytë më lot. Ai i ka thënë Parashqevisë që ‘mama unë jam krenar për ty’ dhe kjo është arritja më e madhe që mund të ketë Parashqevia dhe që ai nuk e dinte që nëna e tij të ishte një yll, shikonte dhe një nënë shumë të bukur. Kur pa që ishte ajo që ishte, kam idenë që ai tani e do nënën e vet. Ishte një natë shumë e bukur ku ne kënduam, me shumë emocion…”, tha ai.

të fundit

Cërvadiku vendos në shtesë, Feronikeli ’74 mposht Ballkanin 1-0

Feronikeli ’74 ka fituar ndaj Ballkanit me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Albi Mall…

3 minutes ago

Kurti: 171 mjekë u kthyen në Kosovë gjatë vitit 2025

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të katërt të “Swiss Medical School”, të mbajtur…

7 minutes ago

National protest begins! Students rally outside Ministry of Education: Albania belongs to Albanians

Ditën e sotme, studentët kanë nisur protestën e radhës kombëtare përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Pas më shumë se…

10 minutes ago

Student revolt: Tensions at the Ministry of Education, one protester detained

Momente tensioni janë regjistruar pranë Ministrisë së Arsimit, ku po zhvillohet protesta e studentëve, të cilëve u janë bashkuar edhe…

10 minutes ago

Protesters march toward Ministry of Education: Government of crime, resign, your time is up!

Momente tensioni janë regjistruar pranë Ministrisë së Arsimit, ku po zhvillohet protesta e studentëve, të cilëve u janë bashkuar edhe…

11 minutes ago

Court orders house arrest for Meghan Markle’s father, accused of possessing child sexual abuse material

Babai i Meghan Markle, dukeshës së Sussex-it, është arrestuar në Florida, pasi akuzohet për posedim të materialeve që përmbajnë imazhe…

11 minutes ago