Partia Demokratike e Kosovës (PDK) synon që nisma e saj e re ligjore për Dhomat e Specializuara të miratohet në të dyja leximet gjatë dhjetorit. Partia thotë se drafti është përgatitur dhe nënshkrimet e deputetëve janë mbledhur. Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kërkon që teksti të jetë i zbatueshëm dhe të marrë pajtimin e të gjitha palëve, ndërsa Aleanca ka konfirmuar se do ta votojë dhe kërkon që miratimi të bëhet para pushimeve, raporton KosovaPress.
PDK-ja njoftoi me shkrim se nisma do të dorëzohet së shpejti në Kuvend, por nuk dha një datë të saktë. Sipas saj, projektligji kërkon të garantojë një gjykim të drejtë e të paanshëm, respektimin e të drejtave themelore të njeriut dhe mbikëqyrje institucionale, pa cenuar pavarësinë e gjyqësorit.
None found
Partia tha se mirëpret gatishmërinë e Bashkimit Evropian për konsultime dhe se tashmë i ka bërë BE-së ftesë zyrtare e publike për nisjen e tyre. PDK-ja shprehu gatishmërinë të takohet menjëherë me përfaqësuesit e BE-së për të diskutuar shqetësimet konkrete dhe rekomandimet juridike. Ajo bëri të ditur gjithashtu se ushtruesja e detyrës së kryetares së partisë, Vlora Çitaku, ka nisur takime me drejtues të partive të përfaqësuara në Kuvend, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, akademikë dhe diplomatë të huaj. PDK-ja e cilëson mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë përparësi absolute.
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, tha se pret një projektligj që, përveç dakordimit mes palëve, të mund të zbatohet dhe të japë rezultat në trajtimin e asaj që ajo e quan padrejtësi ndaj Kosovës nga krijimi i Dhomave të Specializuara.
Nagavci tha se PDK-ja mund të ketë pasur qëllime të mira kur e nisi projektligjin, por, sipas saj, nxitimi për miratimin e tij ose arsye të tjera që ajo nuk mund t’i paraqesë çuan në situatën kur vetë PDK-ja kërkoi kthimin e nismës së mëparshme. Ajo shprehu shpresën se partia i ka korrigjuar çështjet që kishte vlerësuar se duheshin ndryshuar, duke shtuar se kjo do të shihet pasi teksti të mbërrijë në Kuvend.
Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, konfirmoi se partia dhe grupi i saj parlamentar kanë vendosur ta votojnë projektligjin. Ai tha se nuk është shumë i informuar për përmbajtjen dhe se hartimi i ligjit u takon ekspertëve, por theksoi mbështetjen për një nismë në të mirë të personave që ndodhen në Hagë.
Berisha kërkoi që projektligji të vijë dhe të votohet para se Kuvendi të shkojë në pushim, duke e cilësuar hile shtyrjen e veprimit ose të miratimit deri pas pushimeve. Ai tha se Aleanca do të votonte çdo version që do t’i paraqitej, qoftë atë të mëparshmin, qoftë të riun, madje, siç u shpreh, edhe versione që bëjnë mirë apo keq.
Deri në publikimin e artikullit, Qeveria e Kosovës nuk i kishte kthyer përgjigje medias për këtë çështje.
Nisma e re paraqitet ndërsa procesi gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po hyn në fazën e apelit. Më 16 shtator 2026, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dënuan ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, me 18 vjet burgim; ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqi, me nga 25 vjet burgim; si dhe ish-deputetin Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.
Komandanti i KFOR, Roberto Vergori, ka zhvilluar vizitë te Ura e Ibrit në Mitrovicë, duke theksuar përkushtimin për siguri dhe…
“Al Jazeera”, i ka kushtuar një artikull protestës antiqeveritare të zhvilluar më 28 nëntor në Tiranë, ku pati përplasje mes…
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj raportit të Qeverisë Kurti, duke vënë në pikëpyetje pretendimin për ndërtimin e…
Mbrëmjen e djeshme, reshjet e dëborës mbuluan çatitë, rrugicat dhe peizazhin malor të fshati turistik Dardhë, kanë vijuar edhe sot.…
Chelsea po kalon një periudhë të vështirë, ndërsa rezultatet e fundit kanë shtuar presionin mbi trajnerin Xabi Alonso, i cili…
Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, ka përcjellë një mesazh emocionues për shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, teksa…