showbiz

Elton Ilirjani: Stop kërcënimit me vdekje të familjes Nolfe, takimi mes Parashqevisë dhe të birit do të ndodhë shpejt

Biznesmeni shqiptar Elton Ilijani, ishte i pari që mbështeti këngëtaren Prashqevi Simaku, historia e së cilës bëri bujë të madhe në mbarë botën.

Ai jo vetëm i dha një ambient të ngrohtë familjar divës së muzikës shqiptare, por i premtoi se do të kishte dhe një takim me djalin e saj, Luke.

Të lidhura

None found

Ditën e sotme, përmes rrjeteve sociale, ai ka zbuluar se shumë shpejt do të ketë një takim mes Parashqevisë dhe djalit të saj.

Siç tregon edhe sipërmarrësi, ka pasur një persekutim dhe kërcënime ndaj familjes së ish-bashkëshortit të Parashqevi Simakut, të cilën e bëjnë fajtore për humbjen e kontaktit të këngëtares me të birin.

“Jam në kontakt të përditshëm me Robert Nolfe! Takimi mes Robert, djalin dhe Parashqevi Simaku do ndodhë së shpejti! Por ndërkohë kërkojë publikisht ndalimin e menjëhershëm të persekutimit të familjes Nolfe! Kërcënimet online dhe sidomos ato me vdekje! Të gjitha këto dëmtojnë drejtpërdrejtë Parashqevi Simakun”,- shkruan Ilirjani.

Deklaratë e familjes Nolfe: Unë kurrë nuk do të largoja një fëmijë nga nëna e tij. Gjithmonë e kam pyetur pse ajo nuk merr ndihmën që i nevojitet që të mund ta shohë atë. Më vinte keq për Lukën që nëna e tij nuk ishte në jetën e tij dhe u përpoqa ta ndihmoja Robin ta rriste, sepse të dy kishin nevojë për ndihmë. Doja të sigurohesha që Luka të rritej në një mjedis të qëndrueshëm, të shëndetshëm dhe të dashur. I uroj Parashqevisë gjithë të mirat që i nevojiten për të jetuar një jetë të lumtur dhe të mirë me djalin dhe familjen e saj. Isha në këtë situatë duke i besuar Robertit. E dija që ajo ishte një këngëtare nga Shqipëria si një yll adoleshent, por me të vërtetë nuk dija shumë për të”,-shkuan Ilirjani duke cituar familjen e ish-bashkëshortit të Parashqevisë.

“Kjo ishte pjesa e parë e një serie deklaratash deri në takimin e Luke me Parashqevinë! Ju lutem ndërkohë mos ofendoni dhe kërcënoni asnjë njeri! Ju nuk dini asnjë gjë! Nëse e doni Parashqevinë thjesht kontribuoni financiarisht në linkun më poshtë”,-përfundon Ilirjani postimin e tij.

të fundit

Arsenali interesohet për Julian Álvarezin, Atlético Madrid vendos kushtin prej 150 milionë eurosh

Arsenali ka bërë hapin e parë konkret për transferimin e Julian Alvarez, duke kontaktuar si drejtuesit e Atlético Madridit, ashtu…

12 minutes ago

Krim në familje në Lushnjë, i riu dyshohet se vrau nënën dhe plagosi babain

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lushnjën mbrëmjen e kësaj të hëne, teksa raportohet për një krim në familje. Ngjarja…

18 minutes ago

Saim Tahiraj: The Activity of Serbian Intelligence Agencies Requires Increased Attention Along the Border

Njohesi i çështjeve të sigurisë, Saim Tahiraj, ka ngritur shqetësime lidhur me aktivitetin e pretenduar të shërbimeve inteligjente serbe në…

32 minutes ago

BSPK Calls for Stronger Safety Measures at KEK: A Worker’s Life Is Not Negotiable

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka kërkuar forcimin e masave për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në…

32 minutes ago

Day 86 of the protest: Citizens march in Tirana: The homeland is ours!

Ka nisur marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës në ditën e 86 të protestës kundër qeverisë. Qytetarët janë nisur…

33 minutes ago

Ukrainian Drone Attacks Prompt New Measures in Russia, Putin Authorizes State to Temporarily Take Control of Businesses

Presidenti rus Vladimir Putin i ka dhënë shtetit rus kompetenca për të marrë përkohësisht nën kontroll operacionet e bizneseve dhe…

33 minutes ago