Si po e përballon Gjesti humbjen e vëllait? Flet miku i ngushtë i këngëtarit

Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Canape’ me Shpend Lipën, miku i ngushtë i Gjestit, Dj Gimbo, i cili ka folur hapur për rrugëtimin e tij muzikor dhe për marrëdhënien me këngëtarin, duke zbuluar gjithashtu detaje nga periudha e fundit e vështirë që ka kaluar ai.

Sipas Gimpos, Gjesti ka qenë gjithmonë një burim motivimi për të.

“Ai ka qenë arsyeja që kam punuar më shumë dhe gjithmonë kam besuar se së bashku mund të arrinim gjëra të mëdha. Jemi gjithmonë besimtarë se mund të shkojmë përtej”, tregoi ai.

Në bisedën me Shpend Lipën, DJ-i hodhi poshtë me humor çdo mundësi për të konkuruar në Big Brother. “Nuk do të ishte e drejtë të fitonja dy herë”, tha ai, duke qeshur.

Por pjesa më e ndjerë e intervistës ishte kur Gimbo foli për humbjen e papritur të Eldionit, vëllait të Gjestit.

Ishte një tragjedi që na tronditi të gjithëve. Zoti i mëshiroftë ata. Ngushëllime familjes”, tha ai, duke falënderuar gjithashtu të gjithë ata që kanë qëndruar pranë mikut të tij në këtë periudhë të vështirë.

Gimbo shtoi se tani Gjesti po përpiqet të përballet me dhimbjen, duke kaluar më shumë kohë me familjen.

“Ai është duke e përballuar më mirë dhe rri pranë familjes së tij”, tha ai, duke treguar mbështetje të fortë për mikun.

Kjo ishte hera e parë që një person i afërt i Gjestit foli publikisht për gjendjen e tij, pas heshtjes që fituesi i Big Brother VIP ka mbajtur prej kohësh.


Shtuar 12.11.2025 10:19