“Si është Megi Topalli si kunatë?”, Cindy Marina ka dy fjalë për të dhe vjehrrën Jozefina Topallin (VIDEO)

Cindy Marina, ka qenë e ftuar në një intervistë në Vizion Plus, ku mes bisedave për punën, karrierën dhe personin e saj, ka folur edhe për marrëdhënien që ka me familjen e partnerit.

Prej disa vitesh Cindy ka bërë publike lidhjen me Genard Topallin dhe si nuse në atë familje ajo shprehet se ndjehet shumë mirë dhe shumë e respektuar.

E pyetur se si e bënte të ndihej fakti që në media cilësohej shpesh edhe si nusja e Jozefina Topllit, Marina shprehet:

“Nuk ndjehem keq, ndjehem shumë e lumtur që jam nusja e djalit të saj dhe që jam pjesë e familjes së tyre. Edhe nëse më përmendin në media për këtë gjë, më përmendin edhe për punët e tjera që kam bërë, më kanë përgëzuar edhe për personin që jam. Është shumë e dashur, shumë e ngrohtë, më ka afruar shumë”.

Ndërsa për kunatën, Megin, dashuria duket që nga mënyra se si flet për të: “Megi si kunatë është perfekte. Ajo është një person që e respektojnë të gjithë dhe unë jam shumë e lumtur që e kam kunatë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)


Shtuar 20.12.2023 21:10