“Shyqyr që mbaroi”, Fifi tregon çfarë po ndodh mes saj dhe Granitit (VIDEO)

Fifi ishte së fundmi e ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”, ku ndër të tjera foli dhe për marrëdhënien e saj me Granitin pas daljes nga shtëpia. Ajo tha se janë miq shumë të mirë dhe është e lumtur që e ka njohur.

Këngëtarja shtoi se një lidhje mes saj dhe Granitit nuk do kishte funksionuar kurrë, pasi janë dy botë të kundërta.

“Me Granitin jam shumë qetë, e kam shumë xhan, jam shumë shok, jam shumë e lumtur që e kam njohur një njeri si Graniti, pavarësisht asaj që ka ndodhur brenda i ka secili arsyet e veta. I kam pa shumë njerëzit që flasin për raportin tim me Granitin. Unë nuk e di pse quhet mëkat për me pas qejf dikush dikë. Nuk kam bërë vetëm unë aty, edhe ai. Gjithsesi nuk ma merr mendja se nëse unë e kisha pas një lidhje me Granitin do të kishte funksionuar. Jena me botë shumë të kundërta. Shyqyr që u mbaroi aty ku mbaroi”, u shpreh Fifi.


Shtuar 17.01.2022 10:31