“Shumë pak poston me Markun, ke frikë nga shtrigat?”, ja si përgjigjet Rudina Dembacaj (FOTO LAJM)

Aktorja Rudina Dembacaj është një personazh shumë i komentuar. Ajo është e martuar me Mark Frrokun si dhe ka një vajzë nga martesa me ish-burrin e saj, Aleksandër Varfaj.

Ajo është aktive në rrjete sociale, ku poston foto shpesh si dhe i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të saj.

Mirëpo së fundmi, dikush e ka pyetur Rudinën se përse poston pak foto me Markun.

“Shumë pak poston me Markun… ke frikë nga shtrigat?”– e pyet ndjekësi.

Rudina i ka kthyer përgjigje, ku shkruan: “Mua më duket sikur postoj tepër”, duke shtuar kështu edhe një foto me Markun.

Më herët, në një intervistë, ajo ka folur për marrëdhënien e saj me Markun.

“Patjetër që ka turbulenca, turbulenca shumë të lehta do thoja. Dhe jam shumë e lumtur për këtë dhe shumë krenare, sepse diskutimet tona shkojnë maksimumi në debate. Në fillimet tona… të lexoj çfarë i kam thënë sot Markut. Unë gjatë gjithë kohës bëj shumë shaka me Markun sepse dua ta kujtoj gjatë ditës, por nuk e bezdis ndonjëherë, as ai mua, me këtë ‘alo ça po bën’. Më duken shumë klishe. Dhe për t’i thënë në një farë mënyre tjetër që e dua i thashë: ‘Zemër ka raste që mendoj se nuk do të të lë asnjëherë dhe frikësohem. Se sikur po më ndryshon karakteri.’”- ka thënë ajo.