Prej disa ditësh në media ka qarkulluar lajmi se Ilda Bejleri është në pritje të ëmbël. Moderatorja deri më sot kishte zgjedhur të mos reagonte, por me postimin e fundit duket se indirekt e ka konfirmuar shtatzëninë.
Ilda ka publikuar një foto ku i duket barku i rrumbullakosur. Ajo shfaqet duke mbajtur në dorë një pijë, por e ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për pije alkoolike.
“Është thjeshtë Rose Lemonade”, ka shkruar moderatorja, e cila nuk mund të konsumojë alkool për shkak të shtatzënisë.