Ështe pikerisht Dua Lipa. Këngëtarja me origjinë shqiptare e cila nuk di të ndalet dhe sukseset e çmimet e saj janë të panumërta.
Këngëtarja ka bërë krenarët shqiptarët në çdo moment që i është dhënë rasti. Ajo është “mburrur” me traditata e vendit nga vjen përpara botës duke i bërë ato të famshme.
Kujtojmë se Dua Lipa ka patur sukses të madh me albumin e saj të dytë “Future Nostalgia”, dhe fansat tashmë kanë filluar të flasin rreth albumit të tretë, duke e paramenduar edhe drejtimin e tij marrë parasysh bashkëpunimin e këngëtares me reperen e famshme amerikane, Megan Thee Stallion.
Dua Lipa ka nisur të shpërndajë më shumë informacione rreth albumit të saj të ardhshëm, që do të jetë edhe albumi i tretë me radhë.
“Jam shumë e entuziazmuar për disa prej këngëve, kështu që është gjithmonë ngazëlluese të punosh diçka të re”, është shprehur Dua, që është fituese e trefishtë e çmimit “Grammy”.


