“Shqipëria të do”, dronët për Luizin mbushin qiellin e “Big Brother”, produksoni izolon banorët (VIDEO)

Luiz Ejlli ndihet i braktisur në shtëpinë e “”Big Brother VIP” që pas emisionit të dy nëtëve më parë, ku ai mohoi se është i sëmurë me tumor gjë të cilën e kishte deklaruar vetë, një ditë më parë.

Por publiku po e mbështet në masë këngëtarn, të cilit i ka rënë energjia dhe fuqia e nisjes së reality show-t.

Pas dronit të djeshë, të cilin produksioni nuk lejoi baorët ta shihnin, sot mbi shtëpinë e BB është ngritur një parashutë, me një mesazh për Luizin sipër shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.

Parashuta mbante një pankartë ku ndodhej fotoja e Luiz Ejllit me mbishkrimin: “Forca Kampion, Jemi Me Ty, Ne Të Besojmë”.

Por, sërish edhe sot banorët nuk janë lejuar ta shohin. Sapo është dëgjuar zhurma e parashutës, banorët janë urdhëruar të futen në dhomën e gjumit.

Por jo vetëm parashuta, në qiellin e BB janë ngritur edhe 2 dron të tjerë të cilët i shprehin mbështetjen Luizit./albeu.com./

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiz Ejlli Official (@luiz.ejlli)