Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, bëri paraqitjen e parë publike që kur ajo dhe ylli i futbollit të Manchester United njoftuan humbjen e djalit të tyre. Rodriguez u shfaq në Festivalin e Filmit në Kanë dhe ndau në Instagram disa foto.
“Rikthim në Kanë”, -e ka mbishkruar Rodriguez postimin ku shfaqet një pamje lëkure tërësisht të zezë dhe me syze dielli të zeza.
Në të dytën, Rodriguez shihet duke hipur në një aeroplan të vogël privat pasi mori pjesë në festival, e veshur me një fustan me xixa dhe të gjatë.
Udhëtimi në Francë vjen vetëm disa javë pasi Rodriguez ndau emrin e vajzës së tyre, gati një muaj pasi solli në jetë të porsalindurën dhe vuajti humbjen e djalit të tyre.
View this post on Instagram