‘Shihemi sonte’/ Bora Zemani vjen si kurrë më parë!

E siç e dimë tashmë, moderatorja e njohur Bora Zemani nis mbrëmjen e sotme programin e saj më të ri i cili mban emrin ‘Cherry on Top’.

Një program ky i cili do të transmetohet çdo të premte në orën 21:00, ku një njoftim lidhur me këtë ka ardhur dhe pak më herët prej bukuroshes Bora Zemani.

Me një look të kuruar dhe tepër elegante, Bora nëpërmjet një postimi në Instagram ka ndarë disa fotografi të saja e veshur me një kostum serioz të zi, dhe me flokët e stiluara të cilat duken si vetë emri i programit ‘Cherry’.


Shtuar 5.04.2024 18:46