Popullariteti i Will Smith ka rënë ndjeshëm disa muaj pasi aktori goditi Chris Rock në Oscars 2022 në fillim të këtij viti.
Sipas Independent, vlerësimi i popullaritetit të aktorit të famshëm u përcaktua nga Q Scores dhe të dhënat iu dhanë revistës Variety. Për ata që nuk kanë njohuri, Q Scores janë në thelb një metrikë në industrinë e argëtimit për vlerësimin e tërheqjes konsumatore të një interpretuesi.
Para incidentit me shuplakë, aktori Wil Smith raportohet se u rendit në mesin e 10 aktorëve më të vlerësuar pozitivisht në listën e Q. Megjithatë, në sondazhin e korrikut, vlerësimi negativ i Smith u rrit nga 10 në 26, prandaj rezultati mesatar ishte 16.
“Rezultatet tregojnë se ka pasur një rënie shumë domethënëse dhe të shpejtë të popullaritetit të Smith,” -tha për Variety, Henry Schafer, ekzekutivi i Q Scores.
Muajin e kaluar, Smith publikoi një video në YouTube ku i kërkoi falje Rock dhe familjes së humoristit për veprimet e tij në skenën e Oscars.