Sherri mes Neada Muçajt dhe Enxhi Nasufit, zbulohet skenari që fshihej pas përplasjes mes vajzave

Moderatorja Neada Muçaj, teksa ishte e ftuar në ‘X-Press’, ka folur për herë të parë për largimin e saj nga ‘Top Channel’, një situatë që në atë kohë u shoqërua me shumë zhurmë dhe aludime për konflikt fizik me kolegen Enxhi Nasufi në emisionin ‘Wake Up’.

Ajo dha versionin e saj për atë që ndodhi. Në fillim, Neada theksoi se mënyra si u trajtua situata nuk ishte e drejtë dhe se shumë gjëra mbetën pa u sqaruar publikisht.

Të lidhura

None found

Sipas saj, largimi nuk u bë në mënyrën e duhur dhe pati mungesë transparence. Por teksa të gjithë mendonin se ngjarja ka ndodhur pas kuintave, duket se gjithçka është e regjistruar sepse dy vajzat kanë debatuar në publicitet teksa emisioni ishte ‘live’.

 

 

Dhe shkak është bërë batutat e njëpasnjëshme që të dyja kishin karshi njëra-tjetrës. Vetë Neada zbuloi disa detaje, ku edhe dashur pa dashur nxjerr në pah se edhe pas kësaj përplasjeje ka pasur një skenar.

“Duke marrë parasysh të gjithë situatën, mënyrën se si ndodhën gjërat, unë mendoj që nuk është një formë për ta shkëputur një njeri apo për ta hequr nga gjërat që ai do, sepse shumë gjëra nuk janë folur dhe nuk janë sqaruar. Mua nuk më pëlqeu fare si situatë dhe qëllimi i saj ishte patjetër që unë të bëhesha pjesë e një formati shumë të ndjekur. Pra, ishte oferta më e mirë e mundshme për mua.

 

 

Nuk ka diçka të vërtetë pas atyre titujve, unë nuk jam një njeri që konfliktohem në vendin e punës. Ka njerëz që kështu duan të ecin në jetë, përmes skenarëve të ndryshëm dhe unë u gjenda pa dëshirën time. Ishte surprizë për mua, të them të drejtën. Ka pasur një provokim të vogël, që ka ndodhur gjatë një shkëputjeje publicitare kur kemi qenë në transmetim. Nuk ka pasur një sherr fizik, por është e vetmja formë që ti të bësh zhurmë dhe për sa kohë zhurma shet, bujrum, jepi, jepi gaz”, – ka thënë ajo.

Sakaq, për këtë sherr ka reaguar edhe vetë Enxhi pak kohë më parë. Enxhi Nasufi ka mohuar se mes dy moderatoreve ka pasur përplasje fizike, por shton se ka pasur vetëm debate të forma mes tyre.

“E vërteta është kjo: në punë ka konflikte, ka debate. Konfrontime fizike? Kurrë. U mërzita në fillim kur lexova këtë gjë, është e shëmtuar. Nuk e doja këtë lloj vëmendjeje”, – tha Nasufi.

Po ashtu, moderatorja zbuloi se nuk ka kontakte me ishkolegen e saj dhe arsyeja sipas saj, lidhet me mënyrën se si ajo e koncepton komunikimin mes njerëzve.

“Unë i vlerësoj shumë njerëzit kur ulen me këmbë në tokë, të vijnë përballë e të komunikojnë me transparencë”, – tha Nasufi.

 


Shtuar 11.04.2026 10:05