Sezoni i dytë i njërit prej serialeve më të njohura të Netflix është publikuar tashmë: Kritikët thonë se është më i mirë se i pari

Seriali “Wensday” u rikthye në Netflix pas një pauze trevjeçare dhe kritikët thonë se pritja ia vlejti, duke i dhënë sezonit të dytë vlerësime më të mira se të parit.

Sezoni i dytë, pjesa e parë e të cilit u publikua sot (6 gusht) dhe pjesa e dytë do të jetë e disponueshme më 3 shtator, mori kryesisht vlerësime të shkëlqyera në Rotten Tomatoes. Aktualisht, gjysma e parë e sezonit të dytë ka një vlerësim prej 86 përqind, krahasuar me vetëm 73 përqind për sezonin e parë, i cili përfundoi më 23 nëntor 2022.

Sipas kritikëve, episodet e reja janë “të shijshme dhe të shthurura” dhe “jashtëzakonisht të këndshme”.

Jenna Ortega rikthehet për sezonin e dytë si Wednesday Addams, një vajzë me fuqi psikike, ndërsa përballet me armiq të rinj dhe një mister të frikshëm në Akademinë Nevermore. Seriali i Netflix u krijua nga Alfred Gough dhe Miles Millar, bazuar në personazhet ikonikë të Charles Addams, dhe u prodhua dhe u drejtua nga Tim Burton.

Vicky Jessop (London Evening Standard) tha me entuziazëm: “Vepra e fundit e Tim Burton mbetet çuditërisht perverse dhe përpin si një lugë sheqer të helmuar. Diçka kaq problematike sigurisht që nuk është e mirë për ne, por ne gjithmonë do të kthehemi për më shumë.”

“Një pritje pothuajse trevjeçare do të kishte shkatërruar një serial më të keq”, fillon Ed Power (Daily Telegraph), “por një sezon i dytë tepër i këndshëm vërteton se ia vlente pritja”. Aramide Tinubu (Variety) pajtohet, duke shkruar, “Plot entuziazëm dhe thellësi, sezoni mbetet po aq emocionues sa i pari”.

Sezoni i parë i serialit “Wenday” mori 12 nominime për çmimet Emmy 2023, duke fituar katër prej tyre: Muzika më e Mirë Origjinale, Kostumet më të Mira Bashkëkohore për një Serial, Skenografia më e Mirë për një Program Bashkëkohor dhe Grimi më i Mirë Bashkëkohor.


Shtuar 7.08.2025 14:19